Bordi Drejtues i Shkollës Rajonale të Administratës Publike zhvilloi takimin e 53-të në datën 8 korrik në Tiranë. Në takimin e zhvilluar online dhe fizikisht morën pjesë anëtarët e bordit drejtues të ReSPA të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mbledhja u fokusua në diskutime dhe shkëmbimin e eksperiencave profesionale mes kolegëve të Ballkanit Perëndimor për të çuar përpara punët e mira në Reformën e Administratës Publike, forcimin e lidhjeve, frymën e dialogut dhe bashkëpunimin e frytshëm rajonal me mbështetjen e ReSPA dhe ekipit të saj.

Bordi Drejtues shprehu angazhimin maksimal për zbatimin e aktiviteteve të parashikuara nga ReSPA për rritjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit rajonal, në drejtimin e reformave të qëndrueshme të administratës publike në Ballkanin Perëndimor!