Në datën 27 korrik Departamenti i Administratës Publike mori pjesë në mbledhjen konsultative të organizuar nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Në këtë takim bashkë me ekspertë e përfaqësues të institucioneve të administratës publike ndamë komentet, mendimet dhe rekomandimet mbi strategjinë e sektorit të Mirëqeverisjes, në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) 2030.

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) është dokumenti kryesor strategjik kombëtar që mbështet zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik të vendit, duke siguruar përmbushjen e standardeve dhe progresin në procesin e integrimit evropian.

SKZHI kombinon agjendën zhvillimore me proceset integruese të vendit, duke përmbledhur vizionin, prioritetet dhe objektivat madhore kombëtare.