“Çelësi i një ekipi të suksesshëm është krijimi i një mjedisi pune gjithëpërfshirës e i besueshëm, ku inkurajohet vazhdimisht komunikimi dhe bashkëpunimi i hapur”!

Departamenti i Administratës Publike zhvilloi në datën 26 maj me stafin e tij aktivitetin “Team Building”.

Qëllimi i aktivitetit ishte:

  • Nxitja e pasionit të punonjësve të DAP për punën
  • Komunikimi pozitiv dhe inkurajimi i bashkëpunimit të frytshëm mes punonjësve
  • Besimi i ndërsjellë
  • Ndërgjegjësimi i stafit për përgjegjësitë e tyre

Në trajnimin njëditor realizuar nga EPPC Albania & Kosovo, stafi i DAP zhvilloi lojëra të ndryshme në kuadër të ndërtimit të besimit në punën dhe performancën e kolegëve, ndau gjithashtu edhe idetë për përmirësimin e proceseve të tyre të punës për dinamikat e reja  për të përballuar në këtë mënyrë çdo sfidë rreth çështjeve komplekse të integrimit evropian.