Në datat 22 dhe 23 qershor, Shkolla Rajonale e Administratës Publike zhvilloi takimin e 41-të të Komisionit Buxhetor të ReSPA. Në takimin e zhvilluar në Beograd, morën pjesë anëtarët e komisionit buxhetor të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Komisioni diskutoi dhe dakordësoi raportin e auditimit dhe verifikimin e shpenzimeve të ReSPA për fondet bazë dhe grantet e Komisionit Evropian, përgjatë periudhës 1 janar – 31 dhjetor 2022, nga ku rekomandoi miratimin e tyre nga Bordi Drejtues.

Këshillat dhe rekomandimet e këtij organi të rëndësishëm për çështjet financiare dhe buxhetore janë vendimtare për punën e mirë të ReSPA.