Programi më i ri i financuar nga Bashkimi Evropian nën IPA II 2020 “Young Cells Albania” vijoi në muajin qershor me fazën e rradhës, atë të zhvillimit të testimit me shkrim. Pas përfundimit të fazës së aplikimit, 42 kandidatë u kualifikuan në testimin me shkrim, të zhvilluar në datën 19 qershor.

Nisur nga përfshirja e trajnimeve praktike, seminareve, vizitave studimore dhe praktikave të punës në shkollat dhe administratat publike të 5 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si Francë, Itali, Gjermani, Greqi dhe Kroaci, testimi me shkrim u zhvillua jo vetëm në gjuhën angleze, por edhe në frëngjisht, gjermanisht, greqisht dhe italisht.

Në 26 qershor DAP publikoi listën e 31 kandidatëve të kualifikuar për fazën e fundit, atë të intervistës.

Ky program synon t’i japë mundësinë 25 nëpunësve civilë të administratës publike shqiptare të marrin pjesë në një program zhvillues për rritjen e kapaciteteve të tyre.