Dy ditë intensive në Firence të Italisë, përfaqësues të nivelit të lartë drejtues, në mbledhjen e 57-të Bordit Drejtues të ReSPA diskutuan për sfidat e administratës publike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë datave 10 – 11 korrik, ndër të tjera u diskutuan parimet e Qeverisjes së Mirë si: transparenca, llogaridhënia, sundimi i ligjit, etika, angazhimi i palëve të interesuara dhe masat kundër korrupsionit.

“Fryma pozitive e dialogut, forcimi i lidhjeve dhe bashkëpunimi i frytshëm rajonal janë pikat më të rëndësishme në punën e vazhdueshme me ReSPA, sa i përket rrugëtimit të gjatë dhe të vështirë drejt integrimit evropian” – theksoi drejtori i DAP, Albana Koçiu gjatë aktivitetit të ReSPA.