25 nëpunës civilë nga administrata qendrore, institucione të pavarura dhe njësi të vetqeverisjes vendore u kualifikuan për programin më të ri që do të nis së shpejti “Qelizat e reja/ Young Cells Albania”.

Javën e parë të korrikut, komisioni i vlerësimit i përbërë nga akademikë nga Franca, Gjermania dhe Italia përzgjodhi 25 nëpunës civilë të cilët shumë shpejt do të bëhen pjesë e programit më ambicioz të administratës.

Gjatë programit, nëpunësit civilë do të kenë mundësinë të përfshihen në trajnime praktike, seminare dhe workshop-e, vizita studimore dhe praktika pune në shkollat dhe administratat publike të 5 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (Francë, Itali, Gjermani, Greqi dhe Kroaci).