Drejtori i Administratës Publike, znj. Albana Koçiu, bashkë me Ministren e Shtetit për Standardet e Shërbimit, znj. Milva Ekonomi, Drejtoren e Përgjithshme të Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, znj. Eridana Çano dhe Drejtoren e Inovacionit dhe Promovimit të E-Gov, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, znj. Romina Kostani zhvilluan në datën 25 korrik një vizitë pune në Budapest.

Pala shqiptare u prit nga z. Gergely Gulás, Minister pranë Zyrës së Kryeministrit dhe z. Levente Magyar, zv.minister i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë.

Gjatë takimit me ekipin hungarez u ndanë përvojat dhe përpjekjet e vazhdueshme të punës së qeverisë shqiptare në digjitalizimin dhe modernizimin e administratës publike, u diskutuan gjithashtu dhe rekomandimet prioritare të OECD për matjen e eficiencës dhe performancën e insitucioneve shqiptare.

Bashkëpunimi me grupin e punës hungareze do të vazhdojë me ritme edhe më larta.