Në datën 4 korrik, bashkë me 60 pjesëmarrës nga vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtarë të grupeve tematike të ReSPA, DAP diskutoi online për kulturën organizative dhe përmirësimin e praktikave të menaxhimit të burimeve njerëzore në administratën publike.

Nga ana e Shqipërisë u prezantuan rezultatet e sondazhit të kënaqësisë së punonjësve që punojnë në administratën publike, ku u theksua se roli i lidershipit është vendimtar për kënaqësinë e stafit.

Njëzëri pjesëmarrësit theksuan se që të përmirësohet kultura organizatave, produktiviteti dhe cilësia e ofrimit të shërbimeve publike, si dhe për të patur institucione të administratës publike sa më tërheqëse, duhet të jetë prioritet mirëqenia e nëpunësve publikë.