Në datat 10 – 11 korrik, përfaqësues të DAP, morën pjesë në workshopin me temë “Analiza, klasifikimi i pozicioneve të punës dhe hartimi i përshkrimeve të punës”.

Workshopi u organizua nga Shkolla Rajonale e Administratës Publike dhe u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë këtij workshopi, u shkëmbyen eksperiencat e pjesëmarrësve të vendeve anëtare të ReSPA (Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Serbia, Maqedonia), për të përfituar nga njohuritë e praktikave të mira të përshkrimit dhe analizës së punës.

Ekspertët nga vende si: Finlanda, Greqia, Bullgaria, Bosnje-Hercegovina ndanë sfidat me të cilat ballafaqohen në zhvillimin e përshkrimeve, katalogëve dhe vlerësimeve të vendeve të punës.