Shkolla Rajonale e Administratës Publike zhvilloi në datën 12 tetor mbledhjen e 58-të të Bordit Drejtues. Takimi në nivelin e zyrtarëve të lartë drejtues përmblodhi programin dinamik të punës gjatë aktiviteteve të mbajtura në muajt e fundit si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme në nxitjen e reformës në administratën publike.

Sekretariati i ReSPA shqyrtoi gjithashtu aktivitetet e ardhshme, ku fokusi mbetet gjithmonë mbështetja e nëpunësve civilë në nxitjen e reformave, trajtimin e sfidave në zhvillim dhe përvetësimin e aftësive të reja në përmirësimin e qeverisjes.

Në bashkëpunim me anëtarët dhe partnerët e grupit të punës, ReSPA vlerësoi si shumë të rëndësishëm kombinimin e disa lloje aktivitetesh, si ai i të mësuarit, rrjetëzimit dhe shkëmbimit të njohurive, duke përfshirë: ngritjen e kapaciteteve dhe rrjetëzimin; kontributin në nismat rajonale; Anketën e Kënaqësisë së Stafit dhe Mirëqenies; takimi rajonal i Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP); nismat e Menaxhimit të Cilësisë (QM); projektet e mbështetjes për mobilitetin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor etj

Anëtarët e bordit theksuan gjithashtu edhe nevojën e forcimit të partneriteteve me institucionet kombëtare, si dhe krijimin e bashkëpunimeve të reja me organizata dhe institucione si Instituti Universitar Evropian në Itali dhe Instituti Kombëtar Francez i Shërbimeve Publike (INSP).