Edhe gjatë muajit nëntor, projekti “Qelizat e reja” vijoi me sesionet online të shkollës së vjeshtës, duke zhvilluar dy të tilla.

Në datën 7 nëntor, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) trajtoi temën e Menaxhimit të Financave Publike.

Menaxhimi i Financave Publike është një komponent themelor i shërbimit publik. Nëpunësit civilë duhet të jenë të mirëinformuar për të kuptuar dhe zbatuar konceptet e menaxhimit të financave publike, për të marrë vendimet e duhura financiare ku të provomohet transparenca dhe llogaridhënia e një institucioni.

Në sesionin e fundit online të shkollës së vjeshtës, të përzgjedhurit e projektit “Qelizat e reja” u njohën rreth konceptit të Vlerësimit të Ndikimit Rregullator, i njohur si RIA, si dhe rëndësinë e procesit të zhvillimit të tij në Shqipëri.

Eksperti gjatë trajnimit shpjegoi gjithashtu dhe rëndësinë e vlerësimit të RIA në kontekstin global dhe rajonal, duke prezantuar shembuj nga vende si Franca, Gjermania dhe Kroacia.