Në 15 nëntor, Shkolla Rajonale e Administratës Publike mblodhi online 49 nëpunës civilë nga administrata publike evropiane dhe Ballkani Perëndimor për të diskutuar rreth konceptit të menaxhimit të talenteve.

Nga Shqipëria morën pjesë përfaqësues nga Departamenti i Administratës Publike (DAP) dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA).

Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit ndanë përvojën e tyre mbi rëndësinë e menaxhimit të talenteve në administratën publike, menaxhimin e performancës, mundësinë e zhvillimit në karrierë, motivimin e nëpunësve të talentuar etj.

Synimi i këtij trajnimi nga ReSPA ishte rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e menaxhimit të talenteve në shërbimin civil, i cili fokusohet në emërimin e njerëzve të duhur në vendin e duhur si dhe për të qenë pjesë e administratës për një kohë të gjatë, duke rritur produktivitetin dhe përmirësuar shërbimet publike.