Shkolla Rajonale e Administratës Publike zhvilloi në datat 7 – 10 nëntor shkollën vjetore sezonale mbi Transformimin Digjital.

Kjo shkollë është një mundësi për nëpunësit civilë, mentorët dhe punonjësit e programeve teknologjike të cilët janë gjithmonë në kërkim të të rejave inovative në fushën e digjitalizimit.

Pjesëmarrësit nga administratat publike të vendeve anëtare të ReSPA u njohën më nga afër me rritjen e ofrimit dhë përdorimit të shërbimeve digjitale, me teknologji të reja dhe të sigurta brenda mjedisit institucional. Përgjatë 4 ditëve, pjesëmarrësit u ndanë në panele të ndryshme diskutimi me target grupet përkatëse me të cilët ata punojnë, ku ndanë idetë dhe njohuritë e tyre sa i përket temave të veçanta.

Dita 1: Standardet e dizajnit, dizajni me në qendër njeriun dhe ndërveprimin për rritjen e përdorimit të shërbimeve elektronike

Temat: Rritja e ofrimit të shërbimeve publike të aksesueshme që u japin përparësi nevojave të përdoruesve me zbatimin e parimeve të dizajnit; Stimulimi i ofrimit dhe përdorimi i shërbimeve publike digjitale duke zhvilluar baza të dhënash të ndërveprueshme me administratën publike.

Dita 2: Aftësi drejtimi me përgjegjësi përdorimin e teknologjive në zhvillim në administratën publike

Temat: Vendosja e zgjidhjeve GovTech, përdorimi i inteligjencës artificiale në administratën publike për planifikimin e politikave dhe ofrimin e shërbimeve; funksionimi i ChatGPT dhe potenciali i tij për menaxhimin e njohurive të qeverisë.

Dita 3 dhe Dita 4: Siguria Kibernetike - Reagimi ndaj sulmeve kibernetike - perspektiva institucionale

Në bashkëpunim me Qendrën e Kapaciteteve Kibernetike të Ballkanit Perëndimor, fokusi i kësaj teme ishte:

Aktivitetet e zbulimit dhe reagimit për të reduktuar dëmin gjatë dhe pas sulmeve kibernetike në administratën publike, planin e reagimit ndaj incidenteve të tilla; komunikimi i brendshëm dhe i jashtëm në momentin e incidentit etj.