Në 13 – 14 dhjetor, Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) zhvilloi në Tiranë workshopin me temë “Zhvillimi i karrierës, mekanizëm i nevojshëm për tërheqjen e talenteve të reja dhe motivimin e stafit në punë”.

Pjesë e këtij workshopi ishin nëpunës civilë nga administratat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët merren me çështjet e menaxhimit të burimeve njerëzore.

Gjatë dy ditëve të workshopit, pjesëmarrësit ndan përvojën e tyre sa i përket zhvillimit të karrierës në administratën publike, mangësitë apo vështirësitë e hasura, si dhe identifikimin e sfidave për të ardhmen.

Përfaqësues të DAP folën për mobilitetin brenda institucioneve të administratës, si një përvojë shumë e mirë për të lëvizur në pozicione pune të ngjashme apo ngritje në detyrë në pozicione të niveleve më të larta brenda institucioneve të administratës publike, pjesë e shërbimit civil.