Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) organizoi takimin e grupit të punës së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional, me pjesëmarrës nga administratat publike të vendeve të rajonit.

Gjatë këtij aktiviteti Grupi i Punës së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional diskutoi për mënyrën dhe teknikat që kanë nevojë vendet e rajonit për tendencat e reja në rekrutimin bazuar në meritë, si dhe për vlerësimin e performancës.

Në këtë aktivitet morën pjesë dhe përfaqësues nga Departamenti i Administratës Publike, të cilët ndanë eksperiencën e punësimit të ekselentëve në administratën publike shqiptare, si një mundësi unike që ndihmon të rinjtë në zhvillimin e aftësive profesionale dhe karrierës së tyre në administratë. Thirrje të tilla janë një mekanizëm për tërheqjen e talenteve të reja në administratën publike.

Aktiviteti u zhvillua në Beograd, Serbi, në datën 30 nëntor me 1 dhjetor.