Bazuar në nenin 30 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, në zbatim të pikës 5, të Kreut VII, të Vendimit nr. 118, datë 05.03.2014, të Këshillit të Ministrave “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, si dhe mbështetur në nenin 162 të Kodit të Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë, njoftojmë publikisht me shpallje tre aktet: Nr. 2366/1 prot., datë 08.06.2020, Nr. 2366/2 prot., datë 08.06.2020 dhe Nr. 2366/4 prot., datë 09.07.2020, nëpërmjet të cilëve znj. Migena ​Reçi është liruar nga pozicioni i rregullt drejtues i anëtarit të TND-së, në Ministrinë e Kulturës