Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 638, Datë 06.11.2017 ˝Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje˝, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për vend  të lirë pune në pozicionin:

- Asistent i Drejtorit të Përgjithshëm (1), Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

1.       Evidenton dhe organizon realizimin e agjendës së përditshme të Drejtorit të Përgjithshëm të ADB-së.

2.      Menaxhon korrespodencën hyrëse dhe dalëse si dhe, të shkresave të brendshme për sa i takon Drejtorit të Përgjithshëm dhe pas konfirmimit nga Drejtori i Përgjithshëm i përcjell pranë protokollit.

3.      Harton procesverbalet e takimeve të ndryshme dhe mban shënime gjatë mbledhjeve sipas nevojës.

4.      Kryen detyra të tjera të kërkuara nga Drejtori i Përgjithshëm.

 KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e  shkencave juridike ose ekonomike;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Preferohen kandidatët që kanë kryer intership në administratën publike;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe punës në grup.

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (IV-a)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mailit:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumenta:

–        Letër interesi për pozicionin;
–        CV;
–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
–        Fotokopje të librezës së punës;
–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
–        Dy letra rekomandimi;
–        Numër kontakti dhe adresë e-maili.

* (Mosparaqitja e plotë e dokumentave brenda dates 22 shtator 2020, ora 17:00, sjell skualifikim të kandidatit).

 

- Koordinatorë (2), Drejtoria e Bashkëqeverisjes, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

1.     Proçeson nga sistemi i menaxhimit të ankesave, ankesat e regjistruara nga qytetarët në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha rastet për kategoritë e paraqitura në   platformën e bashkëqeverisjes (sipas ministrisë ku është i/e atashuar).

2.   Sigurohet për menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha rasteve të ardhura nga platforma, adresimin dhe zgjidhjen e problematikave.

3.         Koordinon dhe bashkërendon punën dhe korrespondencën me institucionin ku do

4.         Bashkëpunon ngushtësisht me koordinatorin në Kryeministri që mbikqyr punën e tij/saj;

5.         Jep kontribut parësor në përpilimin e raporteve javore;

6.         Kontribuon, bashkëpunon me kolegët për realizimin e  aktiviteteve lidhur me promovimin e platformës së bashkëqeverisjes;

7.         Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë së Bashkëqeverisjes dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë.

8.        Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët e institucionit ku do të jetë i atashuar për ecurinë e punës.

 

 KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e  shkencave juridike (me master shkencor);
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë eksperiencë pune, minimalisht 5 vite;
  • Preferohen kandidatët me eksperiencë në administratën publike;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe punës në grup.

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (II-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mailit: 
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  këto dokumenta:

–        Letër interesi për pozicionin;
–        CV;
–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
–        Fotokopje të librezës së punës;
–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
–        Dy letra rekomandimi;
–        Numër kontakti dhe adresë e-maili.

* (Mosparaqitja e plotë e dokumentave brenda dates 22 shtator 2020, ora 17:00, sjell skualifikim të kandidatit).