Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 638, Datë 06.11.2017 ˝Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje˝,

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për vende të lira pune në pozicionin:

 

Specialist (1) Sektori i Hapjes për Risi Rinore, Drejtoria e Qendrës për Hapje dhe Dialog, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

1.     Ideon dhe harton projekte që lidhen me sektorin rinor, duke i konceptuar ato në formate të ndryshme.

2.     Punon me materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika për rininë.

3.     Harton materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika për rininë.

4.     Ndjek në mënyrë të vazhdueshme thirrjet e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë lidhje me rininë dhe i raporton ato tek eprorët.

5.     Bashkëpunon me stafin për zhvillimin e aktiviteteve të qendrës.

6.     Raporton për detyrat e ngarkura tek Përgjegjësi i Sektorit dhe Drejtori i Drejtorisë.

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

·       Të ketë mbaruar studimet universitare ne fushën e shkencave shoqërore.

·       Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

·       Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.

·       Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe manaxhimin e projekteve të ndryshme.

·       Të ketë informacion rreth politikave të ndërmarra për rininë, si dhe rreth kontributit të organizatave joqeveritare për rininë.

·       Parapëlqehet të ketë punuar ose të ketë kryer intership në organizata rinore, apo organizata ndërkombëtare.

·       Trajnimet dhe certifikimet e ndryshme për ҫështje që lidhen me rininë do të përbënin një vlerë më shumë.

·       Të ketë minimalisht 3 vite eksperiencë pune.​

 

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-a)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mailit:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumenta:

-          Letër interesi për pozicionin;

-          CV;

-          Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

-          Fotokopje të librezës së punës;

-          Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

-          Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

-          Dy letra rekomandimi;

-          Deshmi penaliteti;

-          Vërtetim të gjendjes gjyqësore;

-          Numër kontakti dhe adresë e-maili.

* (Mosparaqitja e plotë e dokumentave brenda dates 31 Janar 2021, ora 17:00, sjell skualifikim të kandidatit).

 

Koordinator (2) në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

 

1.       Proçeson nga sistemi i menaxhimit të ankesave, ankesat e regjistruara nga qytetarët në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha rastet për kategoritë e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes (sipas institucionit ku është i/e atashuar).

2.       Sigurohet për menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha rasteve të ardhura nga platforma, adresimin dhe zgjidhjen e problematikave.

3.       Koordinon dhe bashkërendon punën dhe korrespondencën me institucionin do të jetë i atashuar.

4.       Bashkëpunon ngushtësisht me koordinatorin në Kryeministri që mbikqyr punën e tij/saj.

5.       Monitoron Sistemin e Qarkullimit të Dokumentave me Nënshkrim Elektronik dhe raporton sipas kërkesës së titullarëve mbi zbatimin e afateve dhe ndërveprimin midis institucioneve, në varësi të institucionit që koordinatori mbikqyr.

6.       Jep kontribut parësor në përpilimin e raporteve javore.

7.       Kontribuon, bashkëpunon me kolegët për realizimin e aktiviteteve lidhur me promovimin e platformës së bashkëqeverisjes.

8.       Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë së Bashkëqeverisjes dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë.

9.       Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët e institucionit ku do të jetë i atashuar për ecurinë e punës.

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e  shkencave ekonomike ose juridike (me master shkencor);
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet;
  • Preferohen kandidatët me eksperiencë në administratën publike;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe punës në grup.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (II-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

1.     Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mailit:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumenta:

2.     Letër interesi për pozicionin;

3.     CV;

4.     Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

5.     Fotokopje të librezës së punës;

6.     Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

7.     Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

8.     Dy letra rekomandimi;

9.     Dë shmi Penaliteti

10.  Vërtetim të gjendjes gjyqësore

11.  Numër kontakti dhe adresë e-maili.

* (Mosparaqitja e plotë e dokumentave brenda dates 31 Janar 2021, ora 17:00, sjell skualifikim të kandidatit).