Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 638, datë 06.11.2017, ˝Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje˝, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 3 (tri) vende të lira pune në pozicionin:
1. Koordinator në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
1. Proceson nga sistemi i menaxhimit të ankesave, ankesat e regjistruara nga qytetarët në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha rastet për kategoritë e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes (sipas institucionit ku është i/e atashuar).
2. Sigurohet për menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha rasteve të ardhura nga platforma, adresimin dhe zgjidhjen e problematikave.
3. Koordinon dhe bashkërendon punën dhe korrespondencën me institucionin ku do të jetë i atashuar.
4. Bashkëpunon ngushtësisht me koordinatorin në Kryeministri që mbikëqyr punën e tij/ e saj.
5. Monitoron Sistemin e Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik (SQDNE) dhe raporton sipas kërkesës së titullarëve mbi zbatimin e afateve dhe ndërveprimin midis institucioneve, në varësi të institucionit që koordinatori mbikqyr.
6. Jep kontribut parësor në përpilimin e raporteve javore, mujore dhe atyre vjetore.
7. Kontribuon dhe bashkëpunon me kolegët për realizimin e aktiviteteve lidhur me promovimin e platformës së bashkëqeverisjes.
8. Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë së Bashkëqeverisjes dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë.
9. Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët e institucionit ku do të jetë i atashuar për ecurinë e punës.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
• Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave ekonomike ose juridike (me master shkencor);
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
• Të ketë përvojë pune mbi 5 vjet;
• Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike;
• Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (II-b)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:
1. Letër interesi për pozicionin;
2. CV;
3. Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe të listës së notave;
4. Fotokopje të librezës së punës;
5. Fotokopje të noterizuara të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
6. Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
7. Dy letra rekomandimi;
8. Dëshmi penaliteti;
9. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
10. Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 30 qershor 2021, ora 17:00, sjell skualifikim të kandidatit.
2. Përgjegjës, Sektori për Dialog Social, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
1. Kryen detyrën e kuratorit të ekspozitave të cilat mbahen në Drejtorinë e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog.
2. Në bashkëpunim me stafin, ndihmon për zhvillimin e ekspozitave të autorëve vendas dhe të huaj.
3. Për çdo ekspozitë përgatit dhe prezanton planin kuratorial të ekspozitave.
4. Ndjek të gjithë ecurinë e përgatitjes së ekspozitës duke bashkëpunuar nga afër me partnerët e jashtëm.
5. Mban përgjegjësi mbi materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e ekspozitave dhe aktiviteteve.
6. Kujdeset që stafi të ketë informacionin e duhur mbi ekspozitën përpara hapjes së saj, përmes trajnimeve.
7. Krijon dosjen për secilën ekspozitë, me të gjithë dokumentacionin e hartuar mbi aktivitetin dhe në mbyllje të tij.
8. Zbaton programin e ekspozitave të përkohshme në bashkëpunim me sektorët e tjerë të drejtorisë.
9. Harton materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve në sektorin për të cilin është përgjegjës.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
• Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e arteve të bukura (master shkencor).
• Të ketë eksperiencë në ndërtimin dhe vendosje e ekspozitave, si nga ana kuratoriale dhe nga ana financiare.
• Të ketë njohuri shumë të mira në fushën e artit.
• Të ketë minimalisht 5 vjet përvojë pune.
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
• Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme.
• Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
• Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.
PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-a/1)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:
- Letër interesi për pozicionin;
- CV;
- Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
- Dy letra rekomandimi;
- Dëshmi penaliteti;
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 30 qershor 2021, ora 17:00, sjell skualifikim të kandidatit.