Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 638, Datë 06.11.2017 ˝Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje˝, 

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për vende të lira pune në pozicionin:

 

Koordinator (2) në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

1. Proçeson nga sistemi i menaxhimit të ankesave, ankesat e regjistruara nga qytetarët në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha rastet për kategoritë e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes (sipas institucionit ku është i/e atashuar). 

2. Sigurohet për menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha rasteve të ardhura nga platforma, adresimin dhe zgjidhjen e problematikave.

3. Koordinon dhe bashkërendon punën dhe korrespondencën me institucionin do të jetë i atashuar.

4. Bashkëpunon ngushtësisht me koordinatorin në Kryeministri që mbikqyr punën e tij/saj.

5. Monitoron Sistemin e Qarkullimit të Dokumentave me Nënshkrim Elektronik dhe raporton sipas kërkesës së titullarëve mbi zbatimin e afateve dhe ndërveprimin midis institucioneve, në varësi të institucionit që koordinatori mbikqyr.

6. Jep kontribut parësor në përpilimin e raporteve javore për mbarëvajtjen e rasteve në institucionin ku është i atashuar. 

7. Kontribuon, bashkëpunon me kolegët për realizimin e aktiviteteve lidhur me promovimin e platformës së bashkëqeverisjes.

8. Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë së Bashkëqeverisjes dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë. 

9. Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët e institucionit ku do të jetë i atashuar për ecurinë e punës.

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

• Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e  shkencave e juridike (me master shkencor);

• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;

• Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet;

• Preferohen kandidatët me eksperiencë në administratën publike;

• Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe punës në grup.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (II-b)

 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1, Tiranë, ose në adresën e e-mailit: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumenta:

- Letër interesi për pozicionin;

- CV;

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara;

- Fotokopje e librezës së punës;

- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

- Dëshmi penaliteti;

- Vërtetim i gjëndjes shëndetësore;

- Vërtetim nga institucioni ku ka qënë i/e punësuar mbi masat disiplinore të marra;

- Dy letra rekomandimi; 

- Fotokopje e kartës së identitetit;

- Numër kontakti dhe adresë e-maili. 

* (Mosparaqitja e plotë e dokumentave brenda datës 30 gusht 2021, ora 16:30, sjell skualifikim të kandidatit).