Bazuar në ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, Këshilli i Ministrave, raporton në Kuvendin e Shqipërisë, për:
- Politikat në shërbimin civil, udhëheqjen e reformës në këtë fushë, si dhe zbatimin e politikave të shërbimit civil në institucionet e administratës shtetërore;
- Reformën funksional - strukturore të institucioneve të administratës publike;
- Reformën e pagave;
- Rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore;
- Hartimin dhe vënien në efiçencë të Regjistrit Qendror të Personelit..
Do të theksonim që në fillim se viti 2015 është viti gjatë të cilit u vendosën baza të qëndrueshme për zbatimin me korrektësi të të gjitha procedurave të legjislacionit për nëpunësin civil.