Bazuar në ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, Këshilli i Ministrave, raporton në Kuvendin e Shqipërisë, për: 

  •  Politikat në shërbimin civil, udhëheqjen e reformës në këtë fushë, si dhe zbatimin e politikave të shërbimit civil në institucionet e administratës shtetërore; 
  •  Reformën funksional - strukturore të institucioneve të administratës publike;
  •  Rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore; 
  •  Hartimin dhe vënien në efiçencë të Regjistrit Qendror të Punonjësve të Administratës Publike.  

Do të dëshironim që në fillim të theksonim se është viti i parë i raportimit në kuadër të ligjit nr. 152/2013, ”Për nëpunësin civil”, i cili ndryshoi ndjeshëm fushën e veprimit të legjislacionit të shërbimit civil. Konkretisht për administratën shtetërore, numri i nëpunësve civilë është pothuajse katërfishuar nga rreth 2000 në rreth 9000 veta. Në këtë konktekst të gjitha shifrat e raportimit në këtë raport në lidhje me përshkrimet e punës, rekrutimin dhe masat disiplinore përfshijnë pikërisht këtë numër të rritur të nëpunësve civilë.