Departamenti i Administrates Publike eshte krijuar ne vitin 1994, duke pasur ne baze te funksionimit te tij Vendimin nr. 443, date 05.09.1994, te Keshillit te Ministrave, “Per krijimin e Departamentit te Administrates Publike”, vendim i cili krijonte kete Departament si njesia qeveritare e ngarkuar me reformen ne administraten publike dhe hartimin dhe zbatimin e reformes qeveritare ne administraten publike. 

Me miratimin e Ligjit nr. 8549, date 11.11.1999, “Statusi i nepunesit civil”, disa nga funksionet e Departamentit te Administrates Publike, marrin vlere ligjore duke u pasqyruar ne nje nga kapitujt e ketij ligji. Me kryesoret jane kompetencat ne fushen e menaxhimit te burimeve njerezore, si dhe funksione te tjera te lidhura ngushte me menaxhimin e sherbimit civil, por dhe me gjere me reformen ne administraten publike.