IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English


projektieu

Shqipëria aktualisht është në një moment shumë të rëndësishëm, pasi Komisioni mori vendimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Procesi i negociatave pritet të jetë shumë sfidues dhe kërkon një administratë publike të kualifikuar, e aftë për të negociuar me sukses procesin e aderimit si dhe e pajisur me njohuritë e nevojshme teknike. Për të forcuar kapacitetet administrative të nëpunësve civilë është ngritur institucioni qendror i Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), qëllimi i të cilës është formimi profesional i nëpunësve publike.

Në 23 dhe 24 nëntor 2016, në ambientet e rinovuara të ASPA-s do të organizohet një aktivitet i cili do t’i japë zë rëndësisë që ka trajnimi në zhvillimin e karrierës, sidomos tek personeli i Administratës Publike.  

Në fokus të kësaj konference do të jenë dy objektiva shumë të rëndësishme. Objektivi i parë lidhet me rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit mbi rolin e ASPA-s dhe trajnimet që ajo ofron për nëpunësit civilë dhe qytetarët. Në të njëjtën kohë kjo konference do të shërbeje si një platforme për krijimin e një rrjetit Evropian për ASPA-n i cili do të ofrojnë shkëmbim të vazhduar të programeve, metodave dhe materialeve të trajnimit. Gjatë konferencës do të nënvizohen zhvillimet më të fundit për modernizimin e shërbimit civil si dhe rëndësia e partneritetit ndërkombëtar për ofrimin e një trajnimi cilësor.


Sfondi i aktivitetit:
Konferenca është konceptuar të organizohet në dy ditë. Aktiviteti i ditës së parë do të jetë i organizuar në një seancë plenare, ku të ftuar do të jenë figura të shquara politike të vendit, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, si dhe përfaqësues shkollave dhe instituteve të trajnimit të administratës publike nga disa vende anëtare të Bashkimit Evropian. Dita e dytë e konferencës do të jetë e organizuar në tavolinë të rrumbullakët, ku tema të ndryshme do të shtrohen për diskutim.

Ftesa:
Konferenca do të organizohet në datat 23-24 nëntor 2016, në orën 10:00-14:00,  në mjediset e rinovuara të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike.

Rreth projektit
Projekti “Mbështetje për Reformën e Shërbimit Civil në Shqipëri”, projekti i financuar nga BE, filloi aktivitetin në maj 2015. Projekti po zbatohet nga qeveria franceze dhe italiane. Synimi i projektit është mbështetja e qeverisë shqiptare në procesin e forcimit të qeverisjes dhe efiçencës në sektorin publik. Një objektiv i rëndësishëm i projektit, është mbështetja e ASPA-s, një institucion shumë i rëndësishëm për trajnimin profesional fillestar dhe të vazhduar të nëpunësve civilë shqiptarë.  


 
Testimi për vlerësimin periodik për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë do të bazohet në njohuritë mbi zhvillimet më të fundit në çështjet e integrimit evropian dhe menaxhimit të projekteve.Shkarko dokumentin e FUSHËS SË NJOHURIVE




Testimi për vlerësimin periodik për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë do të bazohet në njohuritë mbi ndryshimet e ndodhura në legjislacionin e fushës së menaxhimit të burimeve njerëzore, për periudhën 2013 - 2016. Shkarko dokumentin e FUSHËS SË NJOHURIVE







 
SHPALLJE PËR PRANIM TË DREJTPËRDREJTË NË TRUPËN E NËPUNËSVE CIVILË TË NIVELIT TË LARTË DREJTUES (TND)
Në zbatim të neneve 27 dhe 29, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të Kreut III dhe V të Vendimit nr. 118, datë 05/03/2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, si dhe Vendimit nr. 620, datë 31/08/2016, të Këshillit të Ministrave, “Për hapjen e procedurës së pranimit të drejtpërdrejtë në TND edhe për kandidatët e tjerë, jashtë shërbimit civil, dhe për përdorimin e procedurës së pranimit të drejtpërdrejtë në TND për vitin 2016”, Departamenti i Administrates Publike shpall Procedurën e Pranimit të Drejtpërdrejtë në TND. Kliko për më tepër 

 

Departamenti i Administratës Publike


Departamenti i Administratës Publike ka për qëllim sigurimin e një shërbimi civil të qëndrueshëm, profesional, të bazuar në meritë, integritet moral dhe paanësi politike.

1. Departamenti i Administratës Publike është institucioni publik përgjegjës për:

(i) menaxhimin dhe implementin e shërbimit civil në të gjitha institucionet e administratës qendrore; (ii) hartimin dhe implementimin e politikave në fushën e pagave dhe ndërtimit të institucioneve të administratës publike; dhe (iii) hartimin dhe zbatimin e politikave dhe programeve të përgjithshme të trajnimit të zbatueshme për administratën publike në tërësi. 

Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të AP-së për të marrë vendime bazohet në legjislacionin e shërbimit civil (Ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", të ndryshuar, si dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij), Kodin e Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë, Ligjin nr. 90/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore", ligjin nr. 138/2015, të ndryshuar, etj.

Në lidhje me veprimet ose mosveprimet e Departamentit të Administratës Publike ju keni të drejtë që, në ato raste kur nuk është parashikuar e drejta për ankim administrativ, t’i drejtoheni gjykatës në afatet dhe sipas procedurave që rregullojnë gjykimin administrativ.

Departamenti i Administratës Publike kryen këto funksione:

a) përgatit dhe mbikëqyr zbatimin e politikave shtetërore në shërbimin civil;

b) përgatit projekt-aktet ligjore dhe nënligjore për shërbimin civil;

c) mbikëqyr zbatimin e legjislacionit të shërbimit civil në institucionet e administratës shtetërore;

ç)  përgatit mendim për çdo projekt-akt të propozuar nga institucionet e tjera që ka të bëjë me marrëdhëniet e punësimit në administratën publike;

d) miraton dhe ndjek zbatimin e programeve të trajnimit në shërbimin civil;

dh) përgatit planin vjetor të pranimit për institucionet e administratës shtetërore;

e) përfaqëson, së bashku me Ministrinë e Financave, Këshillin e Ministrave në negociatat dhe konsultimet për kushtet e përgjithshme të punës në shërbimin civil me sindikatat ose përfaqësuesit e nëpunësve civilë;

ë)  administron Regjistrin Qendror të Personelit;

f)  mbështet dhe siguron këshillimin e institucioneve në zbatim të këtij ligji;

g) përgatit udhëzime të përgjithshme dhe manuale për të garantuar zbatimin e unifikuar të legjislacionit të shërbimit civil në institucionet e administratës shtetërore;

gj) i paraqet Kryeministrit, me propozim të institucioneve të administratës shtetërore, strukturën dhe organikën e tyre, në përputhje me dispozitat ligjore për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë;

h) në përputhje me legjislacionin në fuqi, harton dhe bashkëpunon për strukturën e pagave për nëpunësit dhe punonjësit e administratës publike, qendrore dhe vendore;

i)  ushtron çdo kompetencë të dhënë nga ky ligj apo në bazë të tij.

 

Me situatën e pazakontë jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë, për shkak të masave për parandalimin e COVID-19, punonjësit, për të shmangur punën nga zyra, po inkurajohen të punojnë në distancë. Edhe pse puna në kushtet e shtëpisë nuk është aq e thjeshtë sa duket, ju sugjerojmë disa programe që përdorin kompani dhe institucione të ndryshme, të cilat mund t’ju vlejnë edhe ju.

● “File-sharing” dhe “backup”

Kur jeni në zyrë dhe duhet të kaloni skedarë të mëdhenj te një koleg, është e thjeshtë. Ju i kopjoni ato në USB dhe thërrisni "Kape!" . Por kur jeni në shtëpi dhe nuk keni akses në rrjetin e punës për arsye sigurie, nuk është aq e lehtë. Fatmirësisht, ka disa aplikacione që mund të bëjnë më të lehtë shpërndarjen e skedarëve të mëdhenj përmes webit, pa u penguar nga kufijtë e madhësisë të materialit të imponuar nga shërbimet e postës elektronike.

Dropbox është një nga aplikacionet më të mira për ndarjen e skedarëve. Është falas, funksionon pothuajse në çdo pajisje, njerëzit e njohin dhe e përdorin shpesh. Disa mjete të tjera falas, për dërgimin e skedarëve të mëdhenj janë: Google Drive dhe WeTransfer . Bëni kujdes, materialet të cilat i dërgoni nëpërmjet WeTransfer duhet t’i shkarkoni brenda afatit të përcaktuar, pasi në rast vonese fshihen nga sistemi pas disa ditësh.

● Aplikacione për monitorimin e kohës

Kur ndodheni në zyrë, janë shefat ata që monitorojnë punën tuaj nga afër. Por kur jeni në shtëpi, ju ndodh të shpërqëndroheni nga faktorë të ndryshëm, e në fund të ditës mbetet për tu parë nëse dita juaj e punës ka qenë produktive apo jo.

Mënyra më e mirë për të kuptuar menaxhimin e kohës tuaj është të përdorni mekanizmat e monitorimit. Kjo do t'ju ndihmojë të kuptoni zakonet tuaja të përditshme të cilat do t’ju rrisin nivelin e përqëndrimit dhe rrjedhimisht të jeni më produktivë. Ju sugjerojmë RescueTime, i cili gjurmon kohën që kaloni në aplikacione dhe faqe të ndryshme në internet dhe ju raporton të dhëna të hollësishme bazuar në aktivitetin e ndjekur prej jush. Mjete të tjera për monitorimin e kohës janë edhe: TimeYourWeb, Harvest dhe Toggl .

● Aplikacione për të frenuar shpërqëndrimin

Në një situatë të tillë nuk mjaftojnë vetëm të dhënat se sa orë harxhoni duke u shpërqëndruar me materiale të panevojshme, por mënyra se si ta shmangni shpërqëndrimin që ju ndodh. Aplikacionet e bllokimit/frenimit bëjnë pikërisht atë që sugjeron titulli. Gjatë kohës së përcaktuar për të punuar, ato bllokojnë qasjen në mediat sociale, faqet e internetit dhe aplikacione të ndryshme.

Ju sugjerojmë Cold Turkey për Windows, Self Control për Mac, LeechBlock (Firefox) dhe StayFocusd (Chrome webstore), të gjitha falas.

Megjithatë, nëse doni një aplikacion që të bllokojë shpërqëndrimin dhe që të funksionojë në të gjitha pajisjet tuaja, mund të zgjidhni Freedom (Mac, W indows, iOS) ose Focus Booster (Mac, Windows).

● Aplikacione për video konferenca apo mbledhje virtuale

Pengesa më e madhe e punës nga shtëpia është të mos jesh në gjendje të bashkëveprosh me njerëz ballë për ballë siç mundesh në zyrë. Megjithatë interneti me shpejtësi të lartë, kombinuar me aplikacionet më të fundit të video-konferencave, ju ofron zgjidhjen më të mirë të mundshme. Google Hangouts është falas dhe të ndihmon për të zhvilluar një mbledhje virtuale. Ndërkohë disa programe të tjera, por me pagesë sugjerojmë: GoToMeetingAdobe Connect ose WebEx .

● Tinguj muzikor në sfond - stimulues produktiviteti

Zhurmat apo lëvizjet në një zyrë janë pjesë e pandashme e një dite pune, por në një shtëpi të qetë apo kur zhurmë kryesore në sfond është loja e fëmijës mund të jetë shpërqëndruese.

Ka disa aplikacione fantastike dhe për këtë pjesë si: Coffitivity , aplikacion falas në internet, muzika e të cilit do t’ju bëjë të ndiheni më të motivuar gjatë kohës që punoni. 

Nëse dëshironi të zgjidhni një gamë më të gjerë tingujsh, aplikacioni iOS, “ Ambiance ” është një tjetër program i njohur si "përmirësuesi i mjedisit". Nëpërmjet 3500 tingujve falas, ky aplikacion krijon atmosferën e përsosur të një ambienti relaksues. Një tjetër aplikacion iOS që ofron “muzikë për stimulimin e trurit” është Brain FM . Zgjidhni gjendjen që doni të arrini dhe aplikacioni, i cili siç duket bazohet në punën e neuroshkencëtarëve të dëgjimit, do të ofrojë një tingull zanor të personalizuar për t'ju ndihmuar të përqëndroheni edhe më mirë.

Nga Creative Boom

Subcategories