PROJEKTE

Departamenti i Administratës Publike mbështetur në prioritetet e qeverisë shqiptare për të realizuar me sukses reformën në administratën publike, koordinon ndihmën teknike dhenë nga donatorë të ndryshëm në kuadër të modernizimit të shërbimit civil dhe administratës publike në tërësi. Departamenti në mënyrë të vazhdueshme analizon progresin e bërë dhe nxjerrë në pah sipas fushave, nevojat për financime të mëtejshme. 

Në mbështetje të reformës në administratën publike, Departamenti i Administratës Publike gjatë viteve është asistuar në nivel teknik nga donatorë të ndryshëm, si nga fonde të Bashkimit Europian, Banka Botërore, apo dhe donatorë të tjerë të rëndësishëm si UNDP, OSCE, GIZ, SIGMA, INWENT, SOROS, etj.