Stafi i Departamentit të Administratës Publike përmes portalit "e-albania.al" kontribuoi vullnetarisht për situatën e gjendjes së jashtëzakonshme në të cilën ndodhet Shqipëria pas tërmetit të 26 nëntorit.

Nëpërmjet linkut www.e-albania.al/dhuro, qeveria shqiptare krijoi mundësinë që çdo fond i dhuruar të shkojë në llogarinë bankare të vënë në dispozicion nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për t'u përdorur nga Emergjencat Civile në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti. 

Kontributi i çdo shqiptari, kudo në botë është shumë i vlefshëm! 

Dhuro online edhe ti përmes e-albania dhe ndihmo në lehtësimin e pasojave nga tërmeti!

Ecuri pozitive e projektit "Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në administratën publike”

Takimi i katërt i Komitetit Drejtues të projektit

Progresi i projektit  “Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në administratën publike” dhe ndjekja e hapave të mëtejshme në kuadër të reformës së pagave, vlerësimit të performancës, përshkrimit të punës, rritjes së kapaciteteve nëpërmjet trajnimeve ishte çështja kryesore e diskutuar në takimin e 4-t të Komitetit Drejtues të këtij projekti.

Grupi i ekspertëve theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit me institucionet qendrore për një zbatim sa më të suksesshëm të aktiviteteve të projektit. 

Përfaqësuesit e ministrive dhe BE-së, vlerësuan përkushtimin dhe punën e gjithë aktorëve për të ecur me ritme të shpejta për "Administratën Që Duam".

Takimi u zhvillua në mjediset e Departamentit të Administratës Publike në datën 6 nëntor.