Rekrutimi dhe vlerësimi i nëpunësit civil bazuar në meritë dhe performancë, ishte fokusi kryesor i vizitës së punës së përfaqësuesve të Departamentit të Administratës Publike në një ndër shtetet më të përparuara në aspektin e menaxhimit të burimeve njerëzore, Finlandë. Njohja me arritjet dhe sfidat e reformës në administratën publike finlandeze, menaxhimin e burimeve njerëzore, përshkrimet e punës, sistemin e shpërblimit, etj ishte një vlerë e shtuar e pjesëmarrësve nga Shqipëria. Gjatë vizitës dyditore u shpjeguan nga afër praktikat inspiruese dhe inovative që përdor ky shtet ndaj nëpunësve, për t'u mundësuar edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor eksperiencën e tyre të jashtëzakonshme në këtë drejtim.

Vizita e punës në Helsinki u organizua nga Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) në datat 10 - 12 dhjetor.

Miratohet plani i rekrutimit për 2020-ën 880 vende vakante në shërbimin civil

Këshilli i Ministrave miratoi më 15 janar planin e rekrutimit të vendeve vakante në institucionet e administratës shtetërore (pjesë e shërbimit civil) për vitin 2020. Referuar planit, Departamenti i Administratës Publike do të publikojë përgjatë këtij viti, 880 vende vakante sipas këtyre kategorive:

-  Trupa e Nëpunësve Civilë të Nivelit të 

Lartë Drejtues (TND) 3;

- Kategoria e mesme drejtuese 59;

-  Kategoria e ulët drejtuese 150;

-  Kategoria ekzekutive 668.

Për kategorinë ekzekutive pozicionet që do të shpallen do të jenë me shkenca juridike, ekonomike, shoqërore, inxhinierike, ekzakte, edukimi, mjekësore, sociale, biologjike, arsim i lartë e të tjerë.