Zhvillimet e fundit dhe përpjekjet e Departamentit të Administratës Publike në reformimin, përmirësimin dhe modernizimin e administratës publike ishin disa nga çështjet kryesore gjatë intervistës së drejtorit të DAP për emisionin radiofonik “Individi dhe shoqëria” në Radio Tirana.

Znj. Albana Koçiu theksoi rëndësinë e zhvillimit të një administrate publike që siguron shërbime me cilësi për qytetarin, por edhe thjeshtimin e procedurave administrative falë teknologjive inovative apo platformave të ndryshme elektronike që funksionojnë sot në Shqipëri.

Znj. Koçiu ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e procedurave të rekrutimit që kryen Departamenti i Administratës Publike, pasi edhe për këtë vit përveç kategorive të tjera, vetëm për pozicionin specialist do të shpallen 668 vende vakante.