Një nga qëllimet kryesore të Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA) është organizimi i aktiviteteve për shkëmbimin e praktikave më të mira të administratave të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjashtë vendet anëtare të ReSPA-s kanë koordinatorët përkatës të cilët luajnë rol shumë të rëndësishëm në zbatimin e planit të aktiviteteve që parashikohen gjatë vitit.   

Takimi i radhës i koordinatorëve u zhvillua në Beçiç të Malit të Zi.

Koordinatori për Shqipërinë, znj. Arvena Deda, përfaqësuese e Departamentit të Administratës Publike mori pjesë në takimin që u zhvillua në datat 26 – 27 shkurt.

Pjesëmarrësit shkëmbyen përvojat mes administratave respektive, por gjithashtu diskutuan dhe për sfidat e rekomandimet e dhëna në studimet rajonale që publikon ReSPA.