Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në seancën e mbajtur më 23 korrik 2020, shqyrtoi raportin vjetor të punës së Departamentit të Administratës Publike dhe diskutoi mbi punën e arritjet e deritanishme drejt reformimit të shërbimit civil në Shqipëri.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali foli në Kuvend për raportin e veprimtarisë vjetore të Këshillit të Ministrave, mbi gjendjen e shërbimit civil për vitin 2019.

Ajo evidentoi konsolidimin e kuadrit ligjor i cili ka përmirësuar ndjeshëm Ajo evidentoi konsolidimin e kuadrit ligjor i cili ka përmirësuar ndjeshëm menaxhimin e burimeve njerëzore në institucionet që janë pjesë e shërbimit civil, rritjen e mobilitetit në shërbimin civil si dhe platformën unike të ndërveprimit "administrata.al".

Znj. Spiropali nënvizoi gjithashtu nismën e punësimit të studentëve ekselentë, ku gjatë vitit 2019 u emëruan me kontratë të përkohshme 1 vjeçare, 602 ekselentë.

“Për administratën publike shqiptare, mbetet sfidë organizimi i sistemit të pagave të shërbimit civil bazuar në vlerësimin e punës së nëpunësve civilë, rezultateve, trajnimit të detyrueshëm etj.”