Situata e krijuar nga pandemia kërkoi reagim të shpejtë nga qeveritë e çdo vendi. Në listën e masave që duheshin marrë ishin edhe ato për vijimin e punës në administratën publike me kushtet e reja dhe aspak të lehta. 

Këto dhe sfidat e tjera me të cilat u hasën burimet njerëzore, ishin temat që u diskutuan në webinarin online të organizuar nga SIGMA në datën 21 korrik.

Drejtori i DAP, znj. Albana Koçiu, ndau eksperiencën dhe sfidat e Shqipërisë për realitetin e ri, e-recruitment, falë të cilit e gjithë procedura e rekrutimit po realizohet online. 

Komisioni Evropian dhe ekspertët e SIGMA vlerësuan përpjekjet e Shqipërisë për menaxhimin e shpejtë të situatës si dhe vendosën të mbështesin sfidat në rritje me të cilat përballen partnerët e Zgjerimit të BE-së dhe Fqinjësisë Evropiane.