Për herë të parë në Ballkanin Perëndimor, Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) në bashkëpunim me SIGMA/OECD sollën nismën “Çmimet e Administratës Publike”.

Nëpërmjet kësaj iniciative synohet të vlerësohen përpjekjet e qeverive që promovojnë dhe mbështesin mjetet dhe sistemet inovative, efektive, gjithëpërfshirëse dhe të adaptueshme në administratat publike të Ballkanit Perëndimor, për të përballuar situata të jashtëzakonshme.

Konkursi i jep mundësinë e aplikimit për konkurrim, çdo institucioni publik kombëtar nga Shqipëria, Bosnje/ Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova.

Afati për të aplikuar ishte data 27 korrik 2020 dhe i gjithë procesi do të vlerësohet nga një juri ndërkombëtare ekspertësh (përfaqësues të ReSPA, SIGMA/OECD ose ekspertë të pavarur)