Shkolla Rajonale e Administratës Publike zhvilloi në datat 15 dhe 17 shtator trajnimin online dedikuar menaxhimit të punës nga distanca. 

Pjesë e këtij trajnimi ishin profesionistët e burimeve njerëzore të administratave publike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe përfaqësues nga Departamenti i Administratës Publike. 

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte përdorimi i mjeteve teknike, efikase për punën nga distanca, si dhe kombinimi i punës së stafit me platformat e përshtatshme si: Zoom, Microsoft Teams, Google Drive, Trello, Slack, Google Hangouts.

Pjesëmarrësit diskutuan për sfidat me të cilat përballen gjatë menaxhimit dhe motivimit të stafit të tyre, si dhe mungesën e njohurive rreth mjeteve inovative për lehtësimin e punës nga distanca.