Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) organizoi online në datat 21 - 23 shtator gjashtë takime me fokus koordinimin e politikave të reformës së administratës publike dhe menaxhimit të financave publike. 

Përfaqësuesit e administratave të rajonit pasi u njohën me draftin e parë të dokumentit analitik, patën mundësi të ndanin komentet dhe sugjerimet e tyre mbi këtë të fundit. Mbledhjet u përqëndruan kryesisht në rolin që qeveritë qendrore dhe ministritë e linjës do të kenë në zhvillimin e politikave, planifikimit strategjik dhe koordinimit të reformave. 

Pjesëmarrësit diskutuan ndryshimet me të cilat përballen vendet e tyre gjatë procesit gjithëpërfshirës të reformave të administratës publike. Drafti i konsoliduar i dokumentit analitik, i cili pritet të jetë gati në muajin nëntor, do të pasohet nga një workshop rajonal ku do të prezantohen praktikat më të mira të vendeve të rajonit bashkë me rekomandimet specifike.