ReSPA organizon online shkollën sezonale për inovacionin e shpejtë

Në datat 28 shtator – 2 tetor, përfaqësues të administratës publike shqiptare, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë morën pjesë në shkollën sezonale “Transformimi Digjital i Administratës Publike në kohë krize”, organizuar nga Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA).

Gjatë pesë ditëve të shkollës, pjesëmarrësit ndanë online eksperiencat për modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike në administratat përkatëse, komunikimin e shpejtë të krizave, menaxhimin e punës online etj

Profesorë dhe ekspertë të fushës së komunikimit, transformimit digjital dhe inovacionit në administratën publike diskutuan gjithashtu dhe për planet strategjike në fushën e digjitalizimit për nxitjen e inovacionit dhe ofrimin e shërbimeve digjitale në kohë dhe cilësi gjatë kohës së pandemisë. Për më shumë informacione rreth temave të diskutuara nga ekspertët e huaj, ju ftojmë të klikoni këtu.