Në kuadër të harmonizimit të Legjislacionit me Kodin e Procedurave Administrative, përfaqësues të Drejtorisë së Integritetit, Mbikëqyrjes dhe Ankesave Administrative dhe Gjyqësore të DAP, morën pjesë në takimin e radhës të organizuar nga Ministria e Drejtësisë. 

Në këtë kuadër, gjatë muajit shtator DAP ka përfunduar identifikimin e akteve nënligjore në fushën e shërbimit civil të cilat vlerësohen të përqasen me Kodin e Procedurave Administrative. 

Takimi u organizua online në platformën Webex.