Sfidat kryesore për realizimin me sukses të projektit

"Komiteti Drejtues i Projektit IPA zhvilloi online mbledhjen e 7-të më datë 9 shtator. Gjatë takimit u vlerësuan rezultatet e arritura dhe sfidat ende të pranishme me të cilat po përballet ekipi gjatë muajve të fundit për shkak të situatës së pandemisë.

Duke shprehur mbështetjen dhe angazhimin e tyre për fazën në vijim, pjesëmarrësit diskutuan dhe për mundësinë e përdorimit të metodave inovative për zhvillimin e aktiviteteve të projektit në këtë periudhë, veçanërisht ato që përfshijnë trajnime apo konsultime të ndryshme.

Në mbledhje morën pjesë përfaqësues nga Departamenti i Administratës Publike, Bashkimit Evropian, ministritë e linjës dhe ekspertët e projektit shqiptarë e të huaj.