Departamenti i Administratës Publike do të nisë në muajin shkurt, shpalljen e vendeve vakante për vitin 2021. Pas miratimit nga Këshilli i Ministrave të planit të pranimeve për vitin 2021 në administratën shtetërore, pjesë e shërbimit civil, numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë këtij viti, në institucionet e administratës shtetërore është 705. Vendet vakante ndahen sipas këtyre kategorive:

a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 4

b) Për kategorinë e mesme drejtuese 60

c) Për kategorinë e ulët drejtuese 169

ç) Për kategorinë ekzekutive 472

 

Administrata do të ketë nevojë përgjatë këtij viti, për profesionistë në këto fusha: Shkenca juridike; ekonomike; shoqërore; sociale; mjekësore; ekzakte; edukimi; mjedisore ose të tjera të përshtatshme; biologjike dhe të ngjashme me to; inxhinierike; Arsim i lartë; Audit i brendshëm; Histori - Filologji; Veterinari; Agronomi; Kimi; Arkitekturë; Arkeologji dhe restaurime; Arte të bukura; Gjeodezi; Mësuesi; Arsim i lartë ushtarak/policor.