Mbi 150 përfaqësues të institucioneve të administratës shtetërore përfunduan në muajin janar ciklin 8 javor të trajnimit mbi Kodin e Procedurave Administrative. Trajnimet intensive ku u trajtuan pyetje dhe raste të ndryshme u zhvilluan online nëpërmjet platformës së posaçme për administratën publike “Learning Management System”.

 

Rezultatet dhe gjetjet e seancave të trajnimit do të përfshihen në manualin e përgatitur nga ekspertët e projektit IPA 2014 “Zbatimi i reformës së shërbimit civil në administratën publike”, në bashkëpunim të ngushtë me juristët e DAP.