Në datën 23 shkurt u zhvillua online takimi i 9-të i Komitetit Drejtues të Projektit IPA 2014 “Zbatimi i reformës së shërbimit civil në administratën publike” ku morën pjesë përfaqësues nga Departamenti i Administratës Publike, Bashkimit Evropian, ministritë e linjës dhe ekspertët e projektit shqiptarë e të huaj.
Pjesëmarrësit vlerësuan koordinimin e mirë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me ekipin, si dhe ecurinë pozitive të aktiviteteve të zhvilluara muajt e fundit, ku janë finalizuar me sukses:
1- Dokumenti për reformën e pagave;
2- Manuali për Vlerësimin e Performancës;
3- Manuali për Vlerësimin e Pozicioneve të Punës;
4- Manuali praktik për Kodin e Procedurave Administrative;
5- Metodologjia për proceset e punës;
6- Modeli i kostos për procedurat addministrative;
7- Inventari i akteve administrative dhe praktikave në fushën e Burimeve Njerëzore si dhe formatet përkatëse të përditësuara në platformën "administrata.al".