Në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, administrata publike shqiptare i ka kushtuar rëndësi të veçantë zhvillimit të kapaciteteve nëpërmjet trajnimeve dhe projekteve të ndryshme, ku më i fundit është nisja e kurseve të gjuhës frënge për nëpunësit civilë dhe diplomatët shqiptarë.

Në 22 prill, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë Për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Armand Skapi dhe ambasadorja franceze në Shqipëri, znj. Elisabeth Barsacq nënshkruan ne një takim online, deklaratën për nisjen e kurseve të gjuhës frënge, një plan konkret për vitin 2021 – 2023.

DAP mbështet vazhdimisht iniciativa të tilla pasi një administratë publike e përgatitur profesionalisht është një element kyç i të gjithë performancës organizative të sektorit publik. Prandaj dhe ky projekt ka një rëndësi të veçantë për përmirësimin e mëtejshëm si dhe për rritjen e ndërgjegjësimit, motivimit dhe angazhimit të punonjësve.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të përgatiten nga ekipi më i mirë i shkollës së specializuar për ofrimin e cilësisë më të lartë të mësimdhënies në gjuhën frënge në Tiranë (Aleanca Franceze).

Pjesëmarrës në takimin online ishin: Ambasadori Francez, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Drejtori i Departamentit të Bashkimit Evropian, Këshilltari Francez për Bashkëpunim dhe Veprim Kulturor dhe Drejtori i Aleancës Franceze të Tiranës, përfaqësues nga DAP

Suksese ekipit për këtë nismë shumë të nevojshme për administratën shqiptare!