Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, publikoi në muajin prill thirrjen e aplikimeve për fondin e ekselencës për vitin 2021. Aplikimet bëhen online në portalin e-albania deri në datën 18 qershor 2021.

Fondi i ekselencës është një mbështetje financiare ndaj studentëve të shkëlqyer dhe nëpunësve civilë që të ndjekin studimet e ciklit të dytë dhe të tretë në një nga universitetet më të mira të botës, sipas Times Higher education (Renditja botërore e universiteteve).

Informacionet për procedurën e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm për kategorinë “Nëpunës Civil” mund t'i gjeni në këtë link https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2020/03/N%C3%8BPUN%C3%8BS-CIVIL.pdf

Dokumentacioni i aplikimit, kriteret dhe procedurat mbi bazën e të cilave do të kryhet përzgjedhja e kandidatëve mund t’i gjeni në këtë link https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9539&fbclid=IwAR2VXaJEp6G0b5oQGpzDfdwZ65Fd7hLtQC4_5cBn8B_QivocArR9TXd3GvY