Të dhurosh gjak ështe një akt i madh human, prandaj dhe stafi i Departamentit të Administratës Publike iu bashkua nismës për dhurimin e gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Nën sloganin - “Gjaku i sigurt fillon me mua” Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Tiranë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit te Gjakut ishin në datën 13 prill në ambientet e DAP.

Nisur nga situata e pandemisë në vend dhe masat e institucioneve shendetësore, protokolli i dhurimit të gjakut u përshtat duke respektuar distancën 1.5 m mes krevatëve e duke pajisur stafin dhe dhuruesit me maska mbrojtëse.