Në datën 26 maj u zhvillua online takimi i 10-të i Komitetit Drejtues të Projektit IPA 2014 “Zbatimi i reformës së shërbimit civil në administratën publike”.

Në mbledhjen online u diskutuan aktivitetet e zbatuara gjatë kësaj periudhe, ku veçohen përshkrimet e punës, trajnimet, manualet e ndryshme, si dhe plani i aktiviteteve të muajve në vijim.

Në takim morën pjesë: ekspertët shqiptarë e ndërkombëtarë, përfaqësues të Departamentit të Administratës Publike (DAP), Bashkimit Evropian (BE), Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Komisionerit për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil (KMSHC), Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve për fondet e BE-së, Bankës Botërore dhe Donatorëve të tjerë (CFCU).

Faleminderit ekipit për punën e jashtëzakonshme dhe shumë suksese në muajt e ardhshëm, për fazën më të rëndësishme, finalizimin e projektit!

*Projekti IPA 2014 “Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në Administratën Publike” financohet nga fondet IPA të BE