Për herë të parë në vendin tonë, DAP prezantoi modelin e llogaritjes së kostos së procedurave administrative. Në 5 seanca të ndryshme workshopi të organizuara në datat 21, 22 dhe 30 qershor morën pjesë mbi 100 pjesëmarrës nga 10 ministri e 13 institucione varësie. 

Objektivi i këtij moduli është lehtësimi i përllogaritjes së efektit financiar të ndryshimeve ligjore që krijojnë procedura të reja apo modifikojnë procedura ekzistuese. 

Po ashtu, një objektiv tjetër i modulit është edhe që të shërbejë si mjet për kostimin e procedurave aktuale të institucionit për të lejuar analiza dhe vendimmarrje të ndryshme nga zyrtarët menaxhues.