Duke filluar nga muaji shtator e në vijim, të gjitha institucionet e administratës shtetërore do të përdorin të njëjtën metodologji për mbledhjen, përpunimin dhe raportimin e të dhënave të nevojshme në kuadër të reformës së administratës publike.

Në datën 29 shtator, Departamenti i Administratës Publike bashkë me ekipin e projektit IPA 2014, prezantuan setin e të dhënave që do të raportohen elektronikisht nëpërmjet platformës “adminstrata.al” nga institucionet e administratës qendrore dhe vendore.

Të dhënat të cilat përfshijnë: rekrutimin, zhvillimin e karrierës, vlerësimin e performancës, mobilitetin, zbatimin e vendimeve gjyqësore, trajnimin, dhe balancën gjinore janë rezultat i një pune të gjatë e intensive me ekipin e projektit. Cilësia e indikatorëve që mbledhin e raportojnë institucionet, ndikon drejtpërdrejtë në ecurinë e punës dhe aftësinë e administratës publike për t'ju përgjigjur siç duhet nevojave të qytetarëve.

Raportim elektronik - më thjeshtë, më mirë, më saktë!