Nga muaji tetor e në vijim, drejtoritë e financave të institucioneve të administratës publike do të punojnë me bordero të unifikuar, me elementë, formë dhe mënyrë të njëjtë plotësimi.

Pas një pune të gjatë e voluminoze, me ekipin e ekspertëve dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit, DAP prezantoi në datën 29 shtator udhëzimin për përgatitjen e listëpagesës dhe urdhërshpenzimeve, nëpërmjet modulit online të pagave.

Unifikimi i borderosë dhe urdhërshpenzimit, i hap rrugën automatizimit të pagave duke transformuar dhe thjeshtësuar në këtë mënyrë, një nga proceset më kyçe të punës së financës.

Informatizimi i të dhënave është prioritet dhe domosdoshmëri për lehtësimin e punës sonë të përditshme, e për të qenë më pranë standardeve të reja të digjitalizimit të administratës publike!