Departamenti i Administratës Publike në bashkëpunim me ekipin e projektit IPA 2014 prezantoi modulin elektronik për kryerjen e vlerësimit të performancës së nëpunësve civilë nëpërmjet platformës së integruar “administrata.al”.

Për të shpjeguar këtë instrument shumë të rëndësishëm për administratën publike, u organizua një trajnim dyditor në datat 15 – 16 shtator, ku pjesëmarrës ishin nëpunës të burimeve njerëzore të ministrive të linjës.

Ky modul i thjeshtë në përdorim lehtëson, unifikon dhe digjitalizon procesin e vlerësimit të performancës për nëpunësit civilë.

Çdo ditë, një hap më shumë drejt digjitalizimit dhe përmirësimit të mëtejshëm të punës sonë!