CFCU shpalli thirrjen për projekt propozime për aplikime në skemën e granteve për projektin e financuar nga programi kombëtar IPA 2020 “Ndërtimi i kapaciteteve për nëpunësit civilë të Administratës Publike, përfshirë trajnimet/praktikat në administratat e Shteteve Anëtare të BE-së dhe skemën e bursave”.

Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë Departamentin e Administratës Publike në reformën e shërbimit civil përmes një programi bursash kushtuar nëpunësve të rinj civilë.

Palët e interesuara që mund të aplikojnë janë: universitetet publike, private, institutet e trajnimit të avancuar, shkollat e administratës publike të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian etj.

Për këtë thirrje CFCU zhvilloi online, në datën 20 shtator një sesion informues për aplikantët, ku nëpërmjet pyetjeve të ndryshme pjesëmarrësit patën mundësi të informoheshin më shumë rreth projektit.

Për prezantimin e plotë klikoni këtu